Meta flet për dënimin e Tahirit: Film me regji! Rama e përdori, ishte natyrë impulsive

0

Ilir Meta: Film me regji, është një proces që për fat të keq është parashikuar nga unë prej kohësh. Saimir Tahiri nuk është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë, ai ka përgjegjësinë e tij sepse kemi shumë ngjarje, politizim ekstrem të Policisë së Shtetit. Unë jam shumë i qetë sepse edhe vetë Ramës i ka thënë që kjo është një zgjedhje e gabuar. Edhe vetë Saimirit ia thashë, ‘nuk kam asgjë me ty, por nuk ke pjekurinë e duhur’. I kam thënë dhe kujdes sepse mund të të përdorë zotëria. Ditën që Rama ka dashur ta heq më ka ftuar tek Sofra e Ariut dhe më tha ‘ja ta plotësova dëshirën dhe e hoqa Tahirin’. Ti i thahsë mos bëj gallatë me mua, po e heq për arsye të tjera, e mori në qafë sepse ai kishte natyre impulsive. Nuk është ai arkitekti, është përgjegjës pa asnjë diskutim, por kryepërgjegjësi po e përdor për të fshehur përgjegjësitë e veta jo vetëm në këtë çështje, por në shumë të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu