Transportonin inerte në Farkë, kush janë 3 personat që përfunduan në pranga (EMRAT)

0

Policia e Tiranës arrestoi sot 3 persona për veprën penale të krimit mjedisor. Të ndaluarit janë Ilir Filolli 28 vjeç, Florian Katiaj 38 vjeç dhe Njazi Spahiu 57 vjeç. Sipas të dhënave policore, Spahiu transportonte materiale inerte me një kamionçinë në një zonë të siguruar nga Filolli në pranë Lapidarit në Farkë. Filolli dhe Katiaj bëni vëzhgimin e transportit dhe hedhjes së lëndës.

Pas konstatimeve, policia sekuestroi kamionçinën dhe sasinë e lëndës inerte të hedhur.

NJOFTIMI I POLICISë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Farka”, për goditjen e krimeve mjedisore.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1

Vihen në pranga 3 shtetas.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se tre shtetas hidhnin mbetje inerte në zonën e Lapidarit në Farkë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Farka”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– I. F., 28 vjeç, F. K., 38 vjeç dhe Nj. S., 57 vjeç, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve” kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Nj. S. transportonte mbetjet inerte me një mjet kamionçinë, ndërsa dy shtetasit e tjerë mbikëqyrnin hedhjen e tyre, në ambientin e siguruar nga shtetasi I. F., në zonën e Lapidarit, në Farkë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kamionçina me të cilën transportoheshin mbetjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu