Detajet e reja/ ‘E vrava se më tradhëtonte’! Pasi masakroi gruan autori shkon në lokal dhe pi kafe

0

Krim pasioni mund të përkufizohet vrasja e gruas sot në Fier.

Burri ka rrëfyer se e ka qëlluar të shoqen me thikë pasi dyshonte se ajo e tradhëtonte.

Petrit Mamaj është 56-vjeçari që masakroi për vdekje bashkëshorten e tij, Valdete Mamaj.

Fillimisht ngjarja u cilësua si vetvrasje pasi pranë dorës së gruas qëndronte thika. Por më pas gjithçka është zbuluar.

Vetë 56-vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë.

“Po unë e vrava, e bëra për xhelozi. Më tradhëtonte,”- është shprehur ai ndër të tjera.

Petrit Mamaj është vënë në pranga dhe ndaj janë ngritur akuzat për vrasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu