Një person dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësphet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në zonën e njohur si ‘Brryli’. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe deri më tani nuk bëhen me dije të tjera detaje.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 08.02.2022, tek Brryli, automjeti me drejtuese shtetasen S. N., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.