5 të vdekur dhe një i humbur nga zjarri në një fabrikë në Japoni

0

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga zjarri në një fabrikë ëmbëlsirash në veriperëndim të Japonisë.

Zjarri ka rënë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe një person është ende i zhdukur pas zjarrit në prefekturën bregdetare Niigata. Agjencia e lajmeve Kyodo raporton se dhjetëra punëtorë ishin në fabrikë kur shpërtheu zjarri.

Ekipet zjarrfikëse e kanë vënë zjarrin nën kontroll pas përpjekjeve 9-orëshe, kurse kërkimet për të zhdukurit janë ndërprerë për shkak të dëmeve të mëdha dhe rrezikut të shembjes së objektit.

Fabrika menaxhohet nga prodhuesi i ëmbëlsirave Sanko Seika.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu