“Ukraina heq dorë nga NATO”, reagon ministria e jashtme: Deklarata është nxjerrë jashtë kontekstit…

0

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka reaguar pas komenteve se vendi është gati të heqë dorë nga NATO. Në një reagim zyrtar thuhet se komentet e ambasadorit të Ukrainës në Britani kanë dalë jashtë kontekstit dhe se perspektiva për bashkimin në këtë organizatë është e sanksionuar në Kushtetutë.

Ministria e jashtme: Ukraina duhet të jetë fleksible në rrugën drejt NATO-s. Deklarata u nxjorr jashtë kontekstit. Perspektiva për bashkimin në NATO, e sanksionuar në Kushtetutë. Celësi për vendin tonë është garancia e sigurisë

Reagimet erdhën pas deklaratës të ambasadorit të Ukrainës në Britani.