Spanjë/Çmontohet banda shqiptare!19 mijë bimë kanabisi,luftë për territor me grupet e tjera

0

Policia spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës, duke prangosur 4 persona, ndërsa janë sekuestruar 19,000 rrënjë kanabis sativa. Në këtë operacion janë çmontuar edhe dy plantacione të mëdha marijuanë në provincat e Barcelonës dhe Gironas.

Policia Kombëtare dhe Mossos d’Esquadra kanë bërë me dije se banda përbëhej nga shtetas shqiptarë, të cilët ishin përgjegjës për dërgimin e drogës në Evropë përmes kontakteve të tyre dhe spanjollë, të cilët siguronin logjistikën e nevojshme për t’u vendosur në Katalonjë, duke siguruar strehim dhe automjete për anëtarët e grupit kriminal.

Ky operacion i veçantë policor është faza e dytë e një hetimi që filloi shtatorin e kaluar, kur agjentët kapën 14,000 bimë të tjera marijuanë dhe arrestuan personin përgjegjës për ruajtjen e plantacionit, por nuk arritën dot deri tek “koka”.

Me hetimet e mëpasshme, agjentët konstatuan një rritje të kulturave marihuanë në zonë, në urbanizime të izoluara, të vështira për t’u aksesuar dhe të vendosura në zona malore pranë qendrave urbane për të mos tërhequr vëmendjen e policisë. Më pas, hetuesit verifikuan se organizimi drejtohej nga shtetas shqiptarë dhe spanjollë dhe se organizatorët kryesorë të dërgesave të drogës ishin vendosur në provincën e Gironas. Po ashtu, u zbulua se organizata ishte përfshirë në përleshje për vjedhje droge me banda të tjera me të cilat ishte në konflikt. Ndërkohë që hetimet ende vijojnë dhe priten arrestime të tjera.

Marrë nga cope.es

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu