Arjola del hapur. Ky konkurent duhet të fitojë Big Brother dhe pikë!

0

Në “Fan Club” disa nga ish-banorët kanë dhënë komentet e tyre përse Donaldi duhet të fitojë “Big Brother VIP Albania”.

Ndër ata që folën ka qenë edhe aktorja, Arjola Demiri, e cila u shpreh se Donaldi është shtrydhur më shumë seç duhet për suksesin e vet.

Ajo gjithashtu u shpreh se ai i ka përdorur të gjithë, madje edhe miqtë e tij për famë, pasi sipas saj aktori është i etur për sukses.

Aktorja tha edhe që Donaldi ka bërë heroin me të gjitha vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Arjola: Ai djalë është shtrydhur më shumë sesa duhet. Ka bërë gjëra në këtë program, por protagonizmin e ka marrë dashje pa dashje, me meritë, ose pa meritë. Donaldi ka pasur shumë strategji.

Dhe miqtë i ka përdorur që të gjithë për suksesin dhe famën e vet sepse është i etur për sukses. Ka përdorur çdo lloj guri, me Sarën me Semin, me Egzonën. Ka bërë heroin me të gjitha. Donaldi gabimin më të madh e ka bërë kur doli kundër Einxhelin. I ka ndihmuar njerëzit vetëm për strategjinë e vet.

Big Brother duhet ta fitojë Iliri dhe pikë, u shpreh ajo.

Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.

Kujtojmë që formati i “Big Brother VIP” u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu