Platforma mediatike ‘Infowebtv’ tashmë në gjithë Shqipërinë

0

Nga editori, infowebtv

Platforma mediatike Infowebtv tashmë e shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Rrjeti ynë i gazetarëve mbulon aktualisht Tiranën, Shkodrën, Durrësin, Fierin, Lushnjën, Dibrën, qarkun e Elbasanit e qytete të tjera në shkallë vendi.

Gazetarët tanë do të raportojnë në kohë reale të gjtha lajmet e bashkive që mbulojnë duke qenë vokacioni i qytetarëve për të gjtha problematikat që ata i shqetësojnë.

Kur Infowebtv nisi si medium i ri për informimin e qytetarëve, ne kishim një vizion të qartë; ta transformonim atë në një platformë me shtrirje gjithëkombëtare e pse jo edhe më gjërë.

Hap pas hapi, duke punuar me objektivitet e profesionalizëm, me përkushtim e devotshmëri, ne mundëm të fitojmë besimin e audiencës e cila na ndjek sot në çdo skaj të vendit dhe madje, edhe jashtë saj.

Tashmë për ne flasin faktet. Dhe kjo na bën njëkohësisht, sa krenarë, aq edhe obligues ndaj qytetarëve për besimin që kanë.

Ndaj ne kemi qenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e gazetarëve më të mirë, për të krijuar një skuadër informimi që do të përsosë më tej bashkëpunimin e ndërsjelltë.

Aktualisht ne renditemi mes 50 portaleve informative më të mirë në vend. Objektivi është ndër 30, pse jo mes 10 mediave më të shikuara dhe klikuara në Shqipëri.

Infowebtv do të vazhdojë në këtë rrugëtim sepse misioni ynë vazhdon…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu