Drejtonte “Benzin” në gjendje të dehur, shoferi tentoi të korruptonte me 2000 lekë policinë, 28-vjeçari e pëson keq

0

Njoftimi i policisë Korçë:
Goditet një rast i mitdhënies.
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe i ofroi ryshfet punonjësit të policisë me qëllim shmangien e kryerjes së alkool-testit, vihet në pranga drejtuesi.
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 28 vjeç, banues në Bilisht, Devoll.
Shtetasi i mësipërm është konstatuar në lagjen nr. 3, Korçë, nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, me automjetin tip “Benz”, i cili për të shmangur kontrollin e policisë dhe kryerjen e alkooltestit, i ka ofruar punonjësit të policisë 2000 lekë. Pas kryerjes së testalkoolit rezultoi se K. K., drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy kartëmonedha të prerjes 1000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu