Aktorja Arjola Demiri ka hedhur poshtë lajmet se është konfliktuar me opinionistin e “Big Brother VIP 1” Arbër Hajdari. Në një postim në Instastory, vetëm pak ditë pas sherrit të raportuar që kishte ndodhur në prapaskenat e “Fun Club”, Arjola ka publikuar një foto krah Arbrit.
“Kush tha që jemi zënë?”– shkruan ajo mbi foto.

Emisioni i fundit i ‘Fun Club’ u shoqërua me tensione e përpasje të forta. Mes tyre u raportua se komentet e Hajdarit mbi qëndrimin e Arjolës në shtëpinë e “Big Brother” nuk ishin pritur mirë nga aktorja e motra e saj. Për pasojë thuhej se palët janë përplasur.