Kokainë e ‘klasit A’ brenda ‘rosës prej ari’, autoritetet britanike prangosin shqiptarin

0

Aldo Alushi, 29 vjeç nga Shqipëria është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine. Mediat britanike shkruajnë se 29-vjeçari u kap në aeroportin Stansted me një sasi droge të ‘klasit A’.

Kokainë shqiptari e kishte futur një kuti prej druri që brenda kishte statujën e rosës me ngjyrë ari, që kishte ardhur nga Kolumbia.

Policia, gjatë kontrollit vuri re se diçka nuk shkonte dhe hapën një vrimë tek statuja duke zbuluar se ishte e mbushur me kokainë. Po ashtu nga kontrolli në dhomën ku ishte instaluar Alushi, policia zbuloi edhe pesë celularëve dhe një sërë dokumentesh identiteti me emra të ndryshëm.