I ofroi para policit në Rinas për të shmangur kontrollin e kunatës, arrestohet shtetasi shqiptar

0

Dy qytetarë janë arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, edhe pse nuk plotësonin kushtet. Sipas policisë shërbimet Kufitare në Rinas, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, një 41 vjeçar, banues në Tiranë dhe një 56 vjeçar, banues në Divjakë. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ofruan para per te kaluar, pasi nuk justifikonin qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapsirën Schengen. 41 vjeçari nga Tirana i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë 56 vjeçari nga Divjaka, i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit. Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen të mos ndërrmarin asnjë veprim të kundërligjshëm, pasi do përballen me ligjin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu