Filmohet momenti kur rrëzohet helikopteri pranë bazës ushtarake amerikane, 4 të vdekur (VIDEO)

0

Katër persona humbën jetën pasi një helikopter u rrëzua pranë bazës ushtarake amerikane në ishullin Haëaii.

Helikopteri u rrëzua të martën në mëngjes në anën veriore të objektit të flotës në Paqësor në ishullin Haëaii të Kauai, tha ushtria në një deklaratë për Associated Press. Mediat bëjnë me dije se asnjë person në bord nuk i mbijetoi përplasjes dhe Pentagoni ende nuk ka zbuluar identitetin e viktimave.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vërteta të këtij aksidenti. Në pamjet më poshtë do të shikosh momentin kur rrëzohet helikopteri dhe më pas në të gjithë zonën ngrihet në re e madhe e zezë.