Në aksin e autostradës së Veriut, pranë qytetit të Laçit shtëllungat e tymit kanë mbuluar zonën. Mësohet se janë djegur mbetje urbane pranë rrugës dhe ngjitur ndodhen dhe goma të përdorura të cilat rrezikojnë të përfshihen nga flakët.
Kjo re tymi ka shkaktuar ndotje në zonë dhe rrezikon drejtuesit e automjeteve pasi pengon fushëpamjen. Burime bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për izolimin e flakëve.