E kishte kthyer banesën në pikë karburanti/ Një i arrestuar në Tiranë, sekuestrohen 2500 litra naftë….

0

Një shtetas është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi shiste naftë kontrabandë në banesën e tij në Kashar.

Sipas burimeve policore në pranga përfundoi shtetasi Xh. Ll. pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe dy depozitave metalike, të cilat ishin të mbushura me 2500 litra naftë, që dyshohet se është kontrabandë, duke shmangur detyrimet doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Diesel”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Sekuestrohen 2500 litra naftë, një pompë karburanti dhe dy depozita.

Vihet në pranga 1 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas ushtronte aktivitet të paligjshëm në fushën e tregtimit të hidrokarbureve, në banesën e tij në Kashar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel”, në kuadër të të cilit u në arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Xh. Ll., banues në Kashar.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Xh. Ll. ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve. Gjatë kontrollit në banesën e tij u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe dy depozitave metalike, të cilat ishin të mbushura me 2500 litra naftë, që dyshohet se është kontrabandë, duke shmangur detyrimet doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu