SHBA i bëri thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që të lërë vendin dhe të largohet.
Por mësohet se ai e hodhi poshtë një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina. Lajmi konfirmohet nga mediat amerikane.
Zelensky tha se “lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo për udhëtim”.
Washington Post kishte cituar gjithashtu zyrtarë amerikanë dhe ukrainas të cilët thanë se qeveria amerikane ishte e përgatitur për të ndihmuar Zelensky.
Zelensky është vlerësuar gjerësisht në mediat sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus. Ai mbajti një fjalim emocionues në të cilin u zotua se do të vazhdojë të luftojë, duke thënë: “Kur të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën”.
Ai postoi gjithashtu një video të vetë-xhiruar më herët të premten, duke treguar atë dhe ndihmësit e tij kryesorë në kryeqytet, duke hedhur poshtë raportet se ai kishte ikur nga Kievi.
“Ne jemi të gjithë këtu,” tha ai. “Dhe do të qëndrojë kështu.”