‘Paç fat Vladimir’! Nacionalistët serbë marshim pro pushtimit të Ukrainës. Thërrasin edhe kundër Kosovës

0

Bjellorusia dhe Serbia janë dy vendet evropiane që nuk vendosën sanksione ndaj Rusisë. Jo vetëm kaq. Këto vende po e mbështesin edhe me forma të tjera pushtimin.

Dhjetëra nacionalistë serbë u mblodhën para një kishe ortodokse në Mal të Zi mbrëmjen e djeshme, duke treguar mbështetjen e tyre për pushtimin rus të Ukrainës dhe për Vladimir Putin.

“Paç fat, Vladimir, ti je rojtari i Ortodoksisë!”-bërtiti udhëheqësi i protestës Veselin Gjokoviç.

Por në këtë tubim nuk munguan as thirrjet për Kosovën, teksa nacionalistët bërtisnin: “Shpresojmë që ju ta ktheni Kosovën në krahët tanë”.

Politika e Malit të Zi prej kohësh është e përçarë midis atyre që identifikohen si malazezë dhe serbëve pro-rusë, të cilët kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Protestuesit valëvitën flamujt rusë dhe mbanin një pankartë të madhe ku shkruhej “Serbët në Mal të Zi, Rusët në Ukrainë”. Ata brohorisnin “Rusia” dhe “Donbas” – duke iu referuar rajonit separatist të Ukrainës, të mbështetur nga Rusia – ndërsa kambanat e kishave binin në sfond, në qytetin e Nikshiqit.

Ata thkesuan mbështetjen e tyre për nismën e Putinit, duke e cilësuar atë si përpjekje për të parandaluar shkatërrimin e rusëve.

“Ne nuk jemi për luftë, por ju (Rusia) keni mbështetjen tonë për të parandaluar shkatërrimin e rusëve për shkak të ambicieve të NATO-s,”-deklaruan ata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu