Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili është besnik i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, ka postuar një video në rrjetin e tij social.
Në pamje shihet se si një brigade ushtarësh çeçenë janë nisur për në frontin e luftës në Ukrainë.
Kadyrov ka shkruar ndër të tjera se janë duke shkuar në luftë dhe i ka porositur ukrainasit që të “mos ikin”.
“Shejtanët siç i quani Çeçenët, së shpejti do ju arrijmë. Mos ikni, duam të ju zhdukim”, ka shkruar Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.
Ramzan Kadyrov released a new video of his army near Kiev pic.twitter.com/kBtPvfZTPd
— ZOKA (@200_zoka) March 1, 2022
Ndërkohë kujtojmë se sot është dita e shtatë prej kur Ukraina u sulmua nga Rusia, ndërsa ukrainasit nuk po e dorëzojnë vendin e tyre.
Ka sulmuar veçanërisht kryeqytetin Kyiv dhe Kharkiv, ndërsa në orët e para të mëngjesit kanë sulmuar edhe në Zhytomyr. Më poshtë gjeni të gjitha ngjarjet e ditës së sotme lidhur me Ukrainën. /InfowebTv