Mediat ukrainase bëjnë me dije se Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës ka ekzekutuar një nga anëtarët e delegacionit që negociojë me Rusinë.
Denis Kireev, anëtarë i delegacionit ukrainas në bisedimet e para që u mbajtën në Gomel, u vra nën akuzën për tradhti të lartë.
Sipas burimeve të “Ukrainska Pravda”, Kireev u vra gjatë përpjekjeve të shërbimeve sekrete për ta arrestuar. I njëjti burim zbulon se kishte prova të forta se ai transmetonte informacione sekrete në Rusi.
Sipas bashkëbiseduesve në qarqet politike, Shërbimi i Sigurimit kishte prova të qarta për tradhtinë e Kireev-it, duke përfshirë edhe bisedat telefonike. Ai ishte prezent në takimin e parë, por në takimin e dytë nuk ishte i pranishëm.
🚨 He was a member of the ongoing peace talks between Ukraine and Russia.#UkraineRussianWar #Ukraine #Russia #Putin #RussianUkrainianWar https://t.co/wpunw84V61 pic.twitter.com/Uc1HIIsv8c
— OSINT Updates 🚨 (@OsintUpdates) March 5, 2022