Raportohet për dy të vrarë në fshatin Progër të Korçës.
Sipas burimeve të InfowebTv bëhet fjalë për dy viktima, Fatmira Bami 60-vjeç dhe Bukurie Bam 80-vjeç.
Bëhet me dije se pas një konflikti banal komshiu i viktimave dyshohet se ka qëlluar për vdekje dy persona. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar autorin e dyshuar.
Njoftimi i policisë Devoll:
Më datë 05.03.2022, rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset F. B., rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj B. B., rreth 80 vjeçe.
Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.