Dje dështoi përpjekja për të hapur një korridor humanitar për civilët ukrainas për herë të parë që nga nisja e pushtimit rus. Korridori pritej të ndihmonte më shumë se 200,000 njerëz të iknin nga Mariupol dhe Volnovakha të cilët ishin të rrethuar në juglindje të vendit, por armëpushimi dështoi, për shkak të ndërhyrjes së Moskës. Sky news, ka përditësuar një hartë të pushtimit rus dhe të sulmeve që vazhdojnë.
Siç mund të shihet në zonat që janë nën kontrollin rus, harta është e vijëzuar ndërsa atje ku Rusia avancon harta është e kuqërremtë. Luftimet kanë vazhduar në periferi të Kievit ndërsa forcat ruse përparojnë nga lindja.
Qytetet Kharkiv dhe Chernihiv gjithashtu vazhdojnë të jenë objektiva të sulmeve, ndërsa luftimet arritën në periferi të Mykolaiv. Metoda luftarake e Rusisë tashmë është e njohur për të 11-ën ditë radhazi. Ushtria e Putin rrethon fillimisht qytetet, më pas nis bombardimet për ti pushtuar.