Ndërron jetë në Spitalin e Traumës edhe 34-vjeçarja Rudina Haka. Shkon në pesë numri i viktimave të shkaktuara nga aksidentit tragjik që ndodhi pak pas mesnate në aksin Milot-Fushë Krujë.
34-vjeçarja u transportua tek Trauma në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
Aksidenti tragjik ndodhi mesnatën e kaluar, rreth orës 00:15. Automjeti me drejtues Alfred Dika 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi, 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë në vend të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe e fejuara e tij Almenia Karaj,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte Artan Alushi.