Para 10 vitesh i kishte vrarë babanë, si i zuri djali pritë nënës dhe e plagosi me thikë (Detajet nga ngjarja në Institut)

0

Të tjera detaje dalin sot në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Tiranë, ku një 56-vjeçare u plagos nga djali i saj. Ngjarja ndodhi në Institut në kryeqytet. Mësohet se Ajet Lleshi, 25 vjeç, plagosi me thikë në pjesën e barkut nënën e tij, Safie Sina.

56-vjeçarja, e martuar dy herë, kishte ardhur te nëna e saj në rrugën “Jusuf Gervalla”, pasi jeton në Kavajë.
Mësohet se ajo duke ikur për te nëna e saj në institut i biri e ka ndeshur në rrugë dhe e ka goditur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Safia ka vrarë burrin e saj, babanë e Ajetit para 10 vitesh dhe ka bërë 9 vite burg.
Mes të tjerash mësohet se autori i ngjarjes banon ne Klos.

Nuk dihet arsyeja se pse ka ardhur Ajet Lleshi sot në Tiranë dhe nuk kane patur më parë ndonjë problem.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu