‘Poshtë komunizmi, poshtë diktatura’, thirrja e qytetarëve gjatë protestës

0

Qindra qytetarë kanë dalë në protest përpara kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Gjatë zhvillimit të saj fjalën e morën disa figura të njohura publike, ndërmjet tyre avokati Adriatik Lapaj, aktori Florian Binaj e Ervin Resuli.

Ndërkohë që në sfond dëgjohen thirrjet e qytetarëve: ‘Poshtë diktatura’, ‘poshtë Edi Rama’, ‘poshtë komunizmi’ si dhe ‘Rama ik’.

Gjatë fjalës së mbajtur nga Binaj, njerëzit dëgjohen tek brohoharin ‘burg’, ‘burg’, ‘burg’.