Pas më shumë se 2 orësh në protestë para kryeministrisë, është tensionuar për herë të parë situata mes protestuesve dhe policisë. I gjithë tensionimi ka ndodhur në momentin kur efektivët kanë ndëhyrë për të shpërndarë disa prej protestuesve të cilët kishin bllokuar qarkullimin në disa prej rrugëve kryesore.
Në çastin kur policia ka formuar një kordon policor, kanë reaguar protestuesit të cilët kanë tentuar të vendosin barriera metalike në rrugë për të blokuar qarkullimin në shenjë revolte.