Rritja e çmimit të hidrokarbureve dhe produkteve bazë, ka nxitur reagimin e qytetarëve. Ata kanë zhvilluar ditën e djeshme një protestë në Tiranë, protestë e cila, u përhap në disa qytete të Shqipërisë.
Së fundmi, dhjetëra protestues kanë bllokuar në shenjë revolte rrugën e kombit. Në videon e siguruar nga InfowebTv, shihet se si protestuesit ndodhen në mes të rrugës dhe nuk lejojnë makinat të kalojnë. Kujtojmë që anëtarët e shoqërisë civile kanë paralajmëruar se do të ketë protesta çdo ditë, derisa të plotësohen kërkesat e tyre.