“Çohuni nga kafet”, protesta në Shkodër për rritjen e çmimeve, protestuesit indinjohen me qytetarët nëpër lokale

0

Qytetarë të shumtë të Shkodrës kanë dalë në shesh për të protestuar rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve bazë.

Gazetarja Emi Kalaja raporton për “InfowebTv”, qytetarët kanë bllokuar në shenjë revolte rrugët kryesore të qytetit, duke kërkuar që të ulen çmimet. Po ashtu nuk kanë munguar thirrjet për qytetarët e tjerë: Çohuni nga kafet.

Një hap i ngjashëm është ndërmarrë edhe në Tiranë, Durrës, Bilisht e Lushnje. Qytetarët kanë paralajmëruar se protestat do të jenë të përditshme deri në normalizimin e situatës.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu