Protestat, nisin arrestimet në Tiranë, Shkodër, Durrës, e qytete të tjera të vendit

0

Është përshkallëzuar protesta pasi qytetarët kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në zonën e Unazës së Vogël në kryeqytet.

Qytetarët janë ulur këmbëkryq tek Ura e Lanës në hyrje të ish-Bllokut duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Dy krahët e Unazës janë bllokuar nga protestuesit ndërsa policia bën thirrje që qytetarët të largohen.

Në terren gjithashtu kanë dalë forcat speciale me skafandra duke filluar shoqërimet në komisariat.

Mësohet se arrestime ka pasur në Tiranë, Shkodër, Durrës, e qytete të tjera të vendit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu