Numër i lartë protestuesish në Durrës, bllokohet qarkullimi në akset kryesore të qytetit

0

Ditën e sotme është paralajmëruar protestë masive në akset dhe zonat kryesore të qytetit të Durresit ashtu si dy ditët e mëparshme. Qytetarët kanë vërshuar në rrugë dhe kanë bllokuar zonën e njohur si “Stacioni i Trenit”, e cila është tejet e frekuentuar në këtë orar.

Policia nga ana e saj ka marrë masa duke vendosur patrulla police ne cdo rruge kryesore, rrethrrotullim dhe hyrje-dalje në autostraden Tiranë-Durrës. Numri i policeve është i lartë dhe kanë marre kontrollin e rrugëve. Te shumte në numër janë edhe policët civilë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu