Qytetarët marshojnë në “Rrugën e Durrësit”, një prej tyre përqafon efektivin e policisë, fiken të gjitha makinat

0

Qytetarët e Tiranës janë grumbulluar për të tretën ditë radhazi para kryeministrisë për të protestuar për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore dhe duke thirrur “Rama ik”. Ata tashmë kanë lënë sheshin përballë kryeministrisë dhe janë shpërndarë në rrugët e Tiranës duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve të fikin makinat. Ata janë ndalur në rrugën e Durrësit ku kordoni policor ka bllokuar hyrjen e saj. Ndërkohe që të gjitha makinat në këtë rrugë janë fikur në shenjë proteste nga drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë që protesta janë zhvilluar në të gjithë vendin përgjatë ditës së enjte, ku qytetarët kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve.

Kujtojmë qe ditën e djeshme protesta u tensionua ku mbi 20 qytetarë janë shoqëruar për bllokimin e rrugës dhe për tubim pa leje. Sipas policisë, protestuesit nuk kishin marrë leje për organizimin e protestës, ndërsa për disa minuta ata bllokuan Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu