TIRANË- Prej 3 ditësh në të gjithë qytetet kanë nisur protestat lidhur me rritjen e çmimeve kryesisht atë të naftës i cili dy ditë më parë kapi rekordin prej 290 lekë për litër.
Edhe ditën e sotme është njoftuar vijimi i protestës ku organizatorët i kërkojnë qytetarëve që të marrin pjesë në marshimin drejt kryeministrisë.

Sipas posterit të publikuar nga organizatorët protesa pritet që të mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’ në orën 11:00 ku më pas do të marshojnë drejt kryeminsitrisë.