Egnatia bën harakiri në Elbasan Arena ndaj Partizanit.Takimi i javës së 25-të i Kategorisë Superiore prodhoi emocione dhe gola, me rezultatin që u mbyll me shifrat 2-2. Dy pikë të humbura nga skuadra rrogozhinase, që kaloi dy herë në avantazh me Shytin dhe Shtubinën, por nuk arriti ta ruante epërsinë.
I pafalshëm shpërqendrimi I mbrojtjes rrogozhinase në shtesë, duke i dhënë mundësinë Stenio Juniorit të shënonte të dytin, atë të barazimit përfundimtar 2-2.