Lufta në Ukrainë, bombardohet kolona e evakuimit në Kiev nga trupat ruse, 7 të vdekur mes tyre edhe fëmijë

0

Shtatë civilë janë vrarë pasi forcat ruse sulmuan një autokolonë evakuimi pranë Kievit. Metro shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur agjencia inteligjente ukrainase.

Në mesin e viktimave ishte një fëmijë, dhe autokolona, ​​me njerëz nga fshati Peremoha, përbëhej ekskluzivisht nga gra dhe fëmijë. Në një deklaratë, shërbimi i inteligjencës tha: Pas sulmit, pushtuesit i detyruan mbetjet e kolonës të kthehen në Peremoha dhe nuk po i lënë të dalin nga fshati.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët që kur Vladimir Putin filloi pushtimin e tij më 24 shkurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu