Digjet pylli me pisha në Berat, barinjtë i vunë flakën për të hapur kullota

0

Një sipërfaqe e madhe me pisha është përfshirë nga flakët dhe po dijet. Mësohet se zjarri ka rënë në pyllin pranë Roshnikut, rrëzë malit të Tomorrit. Paraprakisht raportohet se kanë qenë barinjtë ata që u kanë vënë flakët pishave pasi kanë dashur të hapin kullota, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit.

Terreni i thyer në këtë zonë ua vështirëson punën e zjarrfikësve. Era gjithashtu është në favor të flakëve dhe po i përhap ato duke bërë që të shkaktohen akoma më shumë dëme në zonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu