Kryetari i Degës së Durrësit, Luan Hoti është shprehur se demokratët nuk duhet të përçahen, por të bashkohen. I pranishëm në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve me kryedemokratin Lulzim Basha, Hoti është shprehur se të ndarë në disa kampe, PD-ja nuk mund të dalë fituese në asnjë palë zgjedhje. Duke komentuar humbjen e tij në Durrës, Hoti është shprehur se ai e kishte garën me Emirjana Sakon e Partisë Socialiste, e cila dhe kryesoi, por për pjesën tjetër nuk ishte kështu, referuar Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.
“Problemi është se demokratët janë përçarë dhe sa herë të hyjmë në zgjedhje nuk do arrijmë dot rezultat. Duhet të gjejmë zgjidhje se baza është e përçarë. Kështu nuk kanë se çfarë të bëjnë. Zgjidhjet nuk vijnë tani se jemi të irrituar. Nuk ka zgjidhje me ik ti e hajde ti. Të reflektojmë, të qetësohemi.
Nuk i lame gje manget fushates, problemi eshte percarja e demokrateve. Garen nuk e kisha me demokratet, e kisha me Sakon, po nuk ishte keshtu per pjesen tjeter. Demokratet na ndeshkuan te dyja paleve. Cila eshte zgjidhja? A eshte zgjidhja largimi i kryetarit? Basha thote eshte gati per cdo zgjidhje, por terheqja e tij nuk eshte zgjidhja ne kete moment. Duhet bashkimi, po shkuam ne 2-3 kampe, nuk fitojme. Duhet bashkim. Per zgjedhje brenda partis nuk mund te mendojme, te pakten jo brenda nje viti. Duhet nje formule bashkimi fillimisht,”- tha Hoti.