Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pranga 25-vjeçarit në Dibër (EMRI)

0

Dibër

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin Mevlud Kullani., 25 vjeç, banues në Peshkopi.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me 2 vjet e 8 muaj burg.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu