Bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës kanë filluar të hënën dhe komunikimi midis dy palëve është i vështirë, por i vazhdueshëm, tha në Twitter këshilltari dhe negociatori presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.
Duke postuar në Twitter një foto të bisedimeve, të cilat po zhvillohen përmes video-konferencës, Podolyak tha: “Palët shprehin në mënyrë aktive qëndrimet e tyre të specifikuara.
“Komunikimi po mbahet por është i vështirë. Arsyeja e mosmarrëveshjes janë sisteme shumë të ndryshme politike.”
The parties actively express their specified positions. Communication is being held yet it’s hard. The reason for the discord is too different political systems. 🇺🇦 is a free dialogue within the society & an obligatory consensus. 🇷🇺 is an ultimatum suppression of its own society pic.twitter.com/O00fnCd1WP
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 14, 2022