Bledar Devolli nuk është më trajner i Dinamos. Humbja e fundit kundër Kukësit ka rezultuar fatale për gjirokastritin, i cili i ka dhënë fund aventurës me ekipin kryeqytetas.
Klubi blu ka ndërprerë bashkëpunimin, i cili e mori drejtimin më 7 shkurt dhe në shtatë ndeshje si trajner i parë arriti një fitore, një barazim dhe pesë humbje.Blutë do të drejtohen në 11 javët e mbetura nga italiani Rudolfo Vanoli, i cili pritet të prezantohet nesër.