Chelsea i Thomas Tuchel po kalon një moment shumë të komplikuar, pas largimit të Roman Abramovich dhe problemeve që pasuan.
Trajneri gjerman u pyet se si planifikon të vazhdojë deri në qershor:
“A po më pyesni nëse do të qëndroj deri në fund të sezonit? Nuk ka dyshim për këtë. Ne ndjekim atë që ndodh dita-ditës, sepse mund të ketë ndryshime. Klubi mund të shitet, shpresojmë që kjo situatë të zgjidhet shpejt dhe të kuptojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
Drejt Lille do të shkojmë me avion ose me autobus, këto janë komunikimet e fundit. Përndryshe jam gati të vozis një makinë me shtatë ndenjëse. Nëse disa vite më parë do të më pyesnin se çfarë do të kisha qenë i gatshëm të bëja për një ndeshje të Champions League, do të përgjigjesha: çdo gjë”.