Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri presion presidentit amerikan, Joe Biden gjatë thirrjes së ty të fundit për më shumë sanksione për të shtrënguar më tej Rusinë.
Sipas burimeve të shumta të njohura me thirrjen, Zelensky i kërkoi në mënyrë specifike Biden-it përpjekje të mëtejshme për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe për të vazhduar të synojë elitën ruse, pasi SHBA ka vazhduar të shtojë më shumë oligarkë dhe familjet e tyre në listën e sanksioneve.
Zelensky përmendi gjithashtu mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare gjatë telefonatës. Zelensky dhe Biden folën për 49 minuta të premten.
Gjatë thirrjes së gjerë, Biden detajoi veprimet e fundit që do të shpallte, duke përfshirë një lëvizje për të hequr statusin e favorizuar tregtar të Rusisë me SHBA-në. Zelensky falënderoi Biden për masat, por gjithashtu i kërkoi atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit.