Çifti Maldini-Massara: do të ketë një rinovim të marrëveshjes në fund të sezonit…

0

Pika e parë e rëndësishme e sezonit të tij, kualifikimi në Champions League, për Milanin, kur kanë mbetur edhe 9 javët e fundit, të diktojnë nevojën për të planifikuar për të ardhmen.

Theo Hernandez së fundmi ka rinovuar deri në vitin 2026, gjë që do të pasohet shumë shpejt nga Bennacer, Kalulu dhe Leao. Më pas do të jetë radha e Maldinit dhe Massaras për të rinovuar, të cilëve marrëveshja e vjetër me Milanin u skadon në fund të sezonit.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Elliott është shumë i kënaqur me punën e drejtorit teknik dhe atij sportiv dhe për këtë arsye, në fund të sezonit do të ketë një rinovim për të dy drejtuesit.

Përveç rezultateve në fushë, mungesa e gjatë në Champions League është ndërprerë dhe edhe nëse nuk ka ardhur ende asnjë trofe, Milan është kthyer konkurrues dhe ëndërron një “scudetto” që do të ishte një sukses i madh. Sakaq prona e Elliott merr vlera të tjera të ardhura nga një skuadër që çifti Maldini-Massara ka ngritur pa shpenzuar çmenduri ne merkato.

Llogaritë te Milani po kthehen gradualisht në rregull, falë dy drejtuesve, të cilët kanë vënë aftësitë e tyre teknike në shërbim të klubit, duke gjetur talente ende pak të konsideruara ndërkombëtarisht (Kalulu, por mbi të gjitha kanë marrë vendime të forta, madje edhe me rrezik, por që kanë rezultuar të ishte përgatitore për vazhdimin e projektit (shih Maignan).

Mbetet për t’u mësuar kohëzgjatja e marrëveshjes së re mes Maldini-Massara dhe klubit kuqezi, e cila do të zyrtarizohet në fund të sezonit dhe në çdo rast duhet të jetë shumëvjeçare (të paktën dyvjeçare).

Dhe ndoshta vitin e ardhshëm, pasi kanë qenë shokë në fushë, Maldini dhe Ibrahimovic mund të jenë shokë tavoline. Në fakt, e ardhmja e suedezit mbetet enigmë, por hipoteza se ai mund të varë këpucët, po bëhet më e gjerë, për të nisur një rrugë si drejtues në klub.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu