Nafta, nafta, por vaji po bën namin. Prej ditësh shihet çmimi skandal që ka arritur vaji, ku litri deri më tani kishte shkuar në 350 lekë. Por sot në Elbasan, dyshohet në një Big Market, çmimi për litër i vajit ka kapur shifrën rekord.
409 lekë ka shkuar litri i vajit Olim në Elbasan. Vaji është produkt i domosdoshëm për familjen.
“Vaji i lulediellit ëstë një vaj që importohet 100 % në Shqipëri nga tregjet si Ukraina, Rusia dhe Serbia. Rritja e çmimit në treg vjen si rezultat i konjukturës ndërkombëtare për arsye sepse vaji nuk kuotohet në bursën ndërkombëtare dhe si rrjedhojë çmimet pësojnë rritje pasi mund të sigurohet një sasi vaji dhe nga tregje më të largëta siç janë Argjentina”. Importuesit thonë se shpresojnë që të importojnë nga Serbia me çmime më të favorshme, për shkak të marrëveshjes së ‘Open Balkan’. “Çmimet e vajit ndjekin raportin kërkesë-ofertë . Në kuadrin e Ballkanit të Hapur një burim kryesor do të jetë edhe Serbia”. Grosistët thonë se mungesa në tregun ndërkombëtar, mund ta rrisë më tej çmimin. “Do ketë një farë rritje nga mungesa e vajit në tregun botëror dhe do sjellë rritje të çmimit”.
Në sektorin e vajit dhe aty do të përjetoni goditjen më të fortë që keni marrë ndonjëherë./InfowebTv