Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe personi i mituri me inicialet A. Gj.,që u vunë në pranga në maj të vitit 2021 për përdhunimin e një 15-vjeçares kanë kaluar për gjykim. Mësohet se hetimet janë mbyllur dhe vendimi për ta kaluar në gjykim është marrë nga gjyqtari Artan Hajredinaj. Të pestë akuzohen për veprën penale ‘Kryerja e marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur’.
Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe një tjetër u vunë në pranga në prill të vitit 2021 pasi u akuzuan për përdhunimin e një 15-vjeçareje. E mitura rezulton të jetë ngacmuar fillimisht nga 32-vjeçari Artan Kaçorri, i cili ishte edhe i martuar. Duke e joshur me dhurata, Kaçorri i kishte blerë telefon e lule dhe më pas e kishte filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale. Me pamjet, i bënte shantazh 15-vjeçares dhe e detyroi të kryente marrëdhënie me katër të tjerët