FOTO/ “Ke ndërmend të gjesh burrë?”, Semi ka një përgjigje epike për ndjekësen

0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Semi Jaupaj i ka lënë ndjekësit e saj t’i bëjnë pyetje këngëtares me anë të një opsioni ‘ask’ në “Instastory”.

Padyshim që kurioziteti i ndjekësve ishte i madh dhe artistja është ‘bombarduar’ me pyetje, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte njëra që lidhet me martesën.

A ke ndërmend të gjesh burrë se shoqet e tua janë me kalamaj tani?”, i ka shkruar një ndjekës.

Semi nga ana tjetër i është kthyer me sportivitet:

Heshtje…Jo, nuk po mundohem. Për momentin fokusi është vetëm te muzika. Urime shoqeve meqë ra fjala”.

Kujtojmë që këngëtarja konfirmoi vitin e kaluar ndarjen nga Bojken Lako, me të cilin thotë se kanë mbetur miq. Dyshja qëndruan së bashku për 8 vite.

Semi u shpreh në “Big Brother VIP Albania” se nuk mendon se do të rikthehet ndonjëherë me Bojkenin.

Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i them “jo”, se nga vetë koha që kam kaluar ..ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet. Unë kam ndenjur 8 vite

Semi gjithashtu deklaroi se vite më parë kishte vendosur ta linte Shqipërinë, madje për ta bërë këtë përshpejtoi edhe martesën e saj me ish-partnerin e saj Bojken Lakon.

“U fiksuam që të iknim, bëmë edhe celebrimin për këtë por Bojkeni është i pavendosur dhe ndërroi mendje”, tha Semi.

Ajo tha se me Bojkenin është njohur kur ajo ishte 17 vjeç dhe ai 34 vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu