Shembja e minierës në Tropojë/ Nxirret i pajetë edhe një minator tjetër

0

Trupi i një minatori tjetër është nxjerrë i pajetë pas shembjes së galerisë së kromit në fshatin Lajthizë në Tropojë. Raportohet se viktima është Afrim Zhutaj 43 vjeç nga Kepeneku. Kujtojmë se rreth 30 minuta më parë u nxor i pajetë edhe një tjetër minator i identifikuar si Adil Dautaj 41 vjeç. Dyshohet se brenda galerisë ndodhet edhe një person tjetër i bllokuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu