Ai mund te quhet fare mirë “Hero i Mariupolit”.
Roman Kruglyakov përshkruan në gazetën britanike “Guardian” se si arriti të bindë dhjetëra banorë që po dridheshin nga frika të largoheshin nga Mariupoli i bombarduar nga Rusia.
Ai thotë se si drejtor i programit të evakuimit në Mariupol, ai u kthye gjithsej tre herë në vendlindjen e tij për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve që refuzuan të largoheshin nga shtëpitë apo strehimoret e tyre.
Në mes të marsit, Romanit iu desh të merrej me familjet që nuk kishin sinjal telefonik për të paktën 15 ditë. Hyrja në Mariupol, siç thotë ai, në vendlindjen e tij, ishte si ferr.
“Ata dolën nga ndërtesat e dëmtuara për të gatuar në rrugë. Unë po i jepja makinës dhe shihja fragmente predhash, kabllo elektrike dhe kufoma në rrugë.
Pasi arrita të bind njerëz të mi të afërm të iknin prej aty, shkova në një shkollë ku ishin mbledhur familjet me fëmijë.
Shkova t’i merrja njerëzit nga bodrumet, por ata nuk donin të largoheshin sepse ishin mësuar të rrinin atje. Ata kishin frikë nga ajo që i priste jashtë mureve të betonit. Çdo natë dëgjonin bomba. A duhej të përdorja forcë për t’i nxjerrë jashtë? I kam gënjyer, se mund të mendoj: “Ju pret ushqimi i nxehtë, rryma për celularët. Ua thashë, i kam gënjyer dhe nuk kam turp.” Besoj se njerëzit që i nxora nga Strehëzat tani janë në më pak rrezik sesa ato që mbeten në Mariupol.”
Shihja fytyra në dëshpërim të plotë!
Më thonin se do të qëndronin në bodrume duke pritur që të mund të largohen nga qyteti përmes korridoreve të sigurta humanitare. Unë e kuptoj që kjo nuk do të ndodhë. “As tani, as në ditët apo muajt e ardhshëm, nuk do të ndodhë kurrë. I mora në një qytet tjetër bregdetar“-rrëfeu Roman.