Pse na pëlqen t’i shtypim puçrrat dhe pikat e zeza? Ka një shpjegim sipas psikologëve

0

Të gjitha sjelljet tona flasin për tiparet e personalitetit tonë. Edhe disa zakone që nuk janë të pëlqyeshme e që zakonisht i bëjmë kur jemi vetëm me veten, tregojnë dicka. Është veçanërisht zakon i vajzve ai i shtypjes së puçrrave dhe pikave të zeza.

Disa madje e kanë aq të theksuar saqë kur shohin një pikë të zezë në lëkurën e dikujt tjetër janë të gatshme ‘t’i hyjnë punës’. Për këta të fundit, pra që kanë maninë t’i heqin edhe te të tjerët, ka disa shpjegime sepse ata nuk duan vetëm që tjetri të duket më mirë, por marrin prej këtij procesi një kënaqësi të pashpjegueshme.

Mirëpo, si interpretohet ky fenomen në psikologji?

Quhet dermotilomani dhe është një gjendje klinike e karakterizuar nga nevoja e vazhdueshme për të ngacmuar lëkurën. Pra është një nevojë kompulsive për të hequr ato pika që edhe pse nuk duken nga të tjerët, për ne tjetërsohen në probleme të rënda.

Pse marrim kënaqësi nga ky proces?

Dëshira për të eksperimentuar në këtë pikë, për ata që janë të fiksuar, nuk mbaron asnjëherë. Profesori i psikologjisë, Dean McKay, shpjegon që të heqësh pikat e zeza dhe të shtypësh puçrrat, është një provë ‘’drithëruese’’ e lidhur me një rrezik të pandërgjegjshëm (si ajo frika mos kemi një sëmundje).

Duke shpëtuar prej saj mendojmë se heqim rrezikun dhe në fund të procesit marrim një kënaqësi të pavetëdijshme. Disa të tjerë e bëjnë sepse ndiejnë një lloj çlirimi dhe në fund janë më të relaksuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu