Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë bujë kërkesës së presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili kërkoi futjen në NATO të Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Berisha shkruan se kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama nuk e ka mbështetur kërkesën e Milanoviçit në takimin që kishte disa ditë më parë me liderët e tjerë të vendeve anëtare të NATO-s.
Reagimi i Sali Berishës:
Presidenti i Kroacisë, Milanoviç kërkoi në Samitin Brukselit anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe njohjen e saj nga vendet anëtare që nuk e kanë njohur. Argati i Beogradit, Edi Rama nuk mbështeti kërkesën e tij. Mirënjohje të pakufishme Presidentit Milanoviç!
Çfarë dhe kur e bëri kërkesën e tij kreu i shtetit kroat?
“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet, dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë,”- tha Milanoviç.