Publikohen pamjet se si i riu sulmoi dhe dhunoi dy vajzat në Tiranë (Video)

0

Ky është momenti, kur një i ri nis të sulmojë dhunshëm dy vaja në rrugën e Bogdanëve në Tiranë.

Në pamjet e publikuara, shihet se vajzat janë duke ecur në trotuarin, kur i riu nis të afrohet dhe t’i grushtojë vazhdimisht.

Ata mundohen të mbrohen dhe reagojnë, deri në momentin kur për fat të mirë ndërhyjnë kalimtarët e rasatit dhe përzënë agresorin.

Sipas Opinion.al që ka siguruar edhe videot nga një kamera sigurie në zonë, 32-vjeçari është përfshirë edhe më herë në ngjarje të tilla si dhe është denoncuar në media.

I riu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, por vazhdon të endet në rrugë duke u kthyer vazhdimisht në rrezik për vajzat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu